Lajme

Sulmet ruse plagosën 11 persona në Kherson

11/27/2024 10:04
nga:Y I

Policia ukrainase ka thënë se njëmbëdhjetë persona janë plagosur në sulme të ndryshme ruse në rajonin Kherson.

Pjesë të këtij rajoni u vunë në shënjestër të artilerisë e sistemeve të shumta të raketave dhe dronëve, raporton Sky News.

Policia tha se në mesin e të plagosurve ishte një burrë 59-vjeçar, i cili u sulmua nga një dron në Beryslav.

Ai u dërgua në spital me një plagë nga shpërthimi i minës dhe plagë me armë zjarri në kokë dhe fytyrë.

Më vonë, një burrë 60-vjeçar u plagos për shkak të një droni që hodhi një mjet shpërthyes në një pronë private, shtoi policia.

Ai u shtrua në spital me një plagosje nga shpërthimi, tronditje dhe një plagë me armë zjarri në pjesën e poshtme të këmbës.