Lajme

Sulmet ruse në Kharkiv vrasin 11 persona, 40 të tjerë plagosen

05/26/2024 08:26
nga:G B

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 40 janë plagosur pasi një sulm rus goditi një dyqan të madh harduerësh në Kharkiv, Ukrainë, sipas zyrtarëve.

16 persona të tjerë mbeten të zhdukur, duke përfshirë të paktën 11 punonjës në qendrën tregtare që u godit të shtunën, sipas autoriteteve, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët kanë thënë se kishte rreth 200 njerëz brenda ndërtesës.