Rastet e sulmeve në zemër tek të rinjtë janë duke u shtuar, duke ngritur shqetësime të mëdha në opinionin publik. Lidhur me këtë temë, kirurgu kardiotorakal i Spitalit Amerikan, Arben Kojqiqi, ka folur në emisionin Kosova Live, duke shpjeguar faktorët kryesorë që po ndikojnë në shfaqjen e këtyre rasteve.
I pyetur nëse vaksinat kanë ndikuar në rritjen e rasteve, Kojqiqi theksoi se nuk ka prova shkencore që dëshmojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes vaksinimit dhe sulmeve në zemër tek të rinjtë.
Sipas tij, faktorët kryesorë që po i shkaktojnë këto sulme lidhen me stilin e jetesës, përfshirë ushqyerjen jo të shëndetshme, mungesën e aktivitetit fizik, stresin e tepruar dhe jetën dinamike pa balancë.
Kojqiqi nuk e mohoi as ndikimin e përdorimit të substancave të dëmshme, duke theksuar se konsumimi i drogave dhe substancave stimuluese rrit ndjeshëm rrezikun për probleme serioze, veçanërisht tek të rinjtë.


