Lajme

Sulmet ndaj policëve në veri, Osmani takon strukturat e sigurisë

04/15/2022 15:53
nga:Astrit Gashi

Katër sulme janë bërë ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit gjatë dy ditëve të fundit.

Kjo ka bërë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mbajë takim me strukturat e sigurisë në vend.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur ky takim është zhvilluar pas zhvillimeve të fundit në vend si rezultat i veprimeve destabilizuese të Serbisë.