Lajme

Sulmet izraelite vrasin një person në Liban, një i plagosur

12/21/2025 20:34
nga:Y I

Një person u vra dhe një tjetër u plagos të dielën në sulmet izraelite në Libanin jugor.

Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme të rregullta në Liban, duke thënë se po synon lëvizjen islamiste të mbështetur nga Irani, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 27 nëntor 2024.

Izraeli gjithashtu mban forca në pesë pozicione në Libanin jugor që i konsideron strategjike. Ministria e shëndetësisë tha se një makinë dhe një motoçikletë u goditën në qytetin Yater, rreth 5 km nga kufiri me Izraelin.

Ushtria izraelite fillimisht njoftoi se kishte goditur një terrorist të Hezbollahut në zonën e Yater dhe shtoi pak më vonë se kishte goditur një tjetër terrorist të Hezbollahut në të njëjtën zonë. Ushtria libaneze njoftoi se ushtarët kishin zbuluar dhe çmontuar “një pajisje spiune izraelite” në Yaroun, një komunitet tjetër pranë kufirit.

Nën presionin e SHBA-së, Libani është zotuar të çarmatosë Hezbollahun dhe të çmontojë të gjithë infrastrukturën e tij ushtarake midis kufirit me Izraelin dhe lumit Litani deri në fund të vitit.