Fit&Sexy

Sulmet e panikut, simptomat dhe shkaqet

03/17/2022 22:01
nga:Donika Fetahu

Ekzistojnë një numër i madh i njerëzve që në situata të ndryshme mund të pesojnë sulme paniku.

Një sulm paniku është moment i papritur i frikës intensive që shkakton reagime të rënda fizike, kur nuk ka ndonjë rrezik real ose ndonjë shkak të dukshëm.

Stabiliteti dhe qëndrimi në këmbë i herës së parë të bebit tuaj, fazat zhvilluese të muajit 11-të
Sulmet e panikut mund të jenë shumë të frikshme. Kur ndodhin ato, mund të mendoni se po humbni kontrollin, keni një sulm në zemër.

Simptomat

Sulmet e panikut zakonisht fillojnë papritmas, pa paralajmërim. Ata mund të godasin në çdo kohë, kur jeni duke vozitur një makinë, në qendër tregtare, në gjumë ose në mes të një takimi biznesi. Mund të keni sulme paniku të herëpashershme, ose ato mund të ndodhin shpesh.

Sulmet e panikut kanë shumë variacione, por simptomat zakonisht arrijnë kulmin brenda disa minutash. Ju mund të ndjeheni të lodhur pasi një sulm paniku të kalojë.

Sulmet e panikut zakonisht përfshijnë disa nga këto shenja ose simptoma:

Ndjesia e rrezikut të afërt;
Frika nga humbja e kontrollit ose vdekjes;
Shpejtësia e rrahjeve të zemrës;
Djersitje;
Gulçim ose shtrëngim në fyt;
Dhimbje barku;
Dhimbje gjoksi;
Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash;
Ndjenja e jo realitetit ose shkëputjes.
Një nga gjërat më të këqija në lidhje me sulmet e panikut është frika e madhe se do të keni një tjetër. Ju mund të keni frikë se keni sulme paniku aq shumë sa të shmangni situata të caktuara kur ato mund të ndodhin.

Simptomat e sulmit të panik mund të ngjajnë gjithashtu me simptoma të problemeve të tjera serioze shëndetësore, të tilla si sulm në zemër, kështu që është e rëndësishme të vlerësoheni nga ofruesi i kujdesit primar nëse nuk jeni i sigurt se çfarë i shkakton simptomat tuaja.

Shkaqet

Sipas Mayoclinic, nuk dihet se çfarë shkakton sulme paniku ose çrregullime paniku, por këta faktorë mund të luajnë rol:

Gjenetika;
Stres i madh;
Temperament që është më i ndjeshëm ndaj stresit ose i prirur ndaj emocioneve negative;
Ndryshime të caktuara në mënyrën e funksionimit të pjesëve të trurit tuaj.
Sulmet e panikut mund të vijnë papritmas dhe pa paralajmërim në fillim, por me kalimin e kohës, ato zakonisht shkaktohen nga situata të caktuara./healthline/