Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro urdhëroi vendosjen e forcave ushtarake në kufirin me Venezuelën, pas sulmit të nisur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Karkasit.
Petro i përshkroi sulmet e nisura nga SHBA-të si një sulm ndaj sovranitetit të Amerikës Latine, duke paralajmëruar për rrezikun e një krize humanitare.
“Qeveria kolumbiane dënon sulmin ndaj sovranitetit të Venezuelës dhe Amerikës Latine”, tha aji në një postim në X, pas përfundimit të takimit urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Presidenti kolumbian bëri thirrje gjithashtu për thirrjen e menjëhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke vënë në dukje se konfliktet e brendshme zgjidhen në mënyrë paqësore nga populli.


