Një sulm ajror izraelit vrau të paktën 10 palestinezë në një kamp që strehonte familjet e zhvendosura në rripin jugor të Gazës herët të enjten, thanë mjekët.
Sipas mjekëve, 10 personat, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në një tendë në Al-Mawasi, e përcaktuar si zonë humanitare në perëndim të Khan Younis.
Pesëmbëdhjetë persona u plagosën gjithashtu, shtuan mjekët, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar menjëherë.
Drejtori i përgjithshëm i departamentit të policisë së Gazës, Mahmoud Salah dhe ndihmësi i tij Hussam Shahwan u vranë në sulmin ajror, njoftoi TV Al-Aqsa e drejtuar nga Hamasi.
Izraeli ka vrarë më shumë se 45,500 palestinezë në luftën në Gaza.
Shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur dhe pjesa më e madhe e brezit të vogël bregdetar është në gërmadha.
Lufta u shkaktua nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng në Gaza.