Lajme

Sulm rus në Kherson të Ukrainës, vriten dy persona

03/27/2025 21:24
nga:Sh R

Të paktën dy persona janë vrarë pas bombardimeve ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson.

Guvernatori i rajonit, Roman Mrochko, tha në Telegram se nga ky sulm janë vrarë dy persona, raporton Sky News.

Sipas tij, e vrarë ka mbetur një grua e moshës 55-vjeçare si dhe një burrë në një stacion të transportit publik.

“Të paktën pesë persona u plagosën”, ka thënë tutje Mrochko.