Një sulm ka ndodhur në Dnipro të Ukrainës, të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e konsideroi si një përshkallëzim të ashpër në luftë.
Në një deklaratë në X, presidenti ukrainas vuri në dukje se një raketë e re balistike është përdorur sot në këtë qytet ukrainas, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Ky është një përshkallëzim i qartë dhe i ashpër në shkallën dhe brutalitetin e kësaj lufte. Më lejoni të theksoj se ky është tashmë hapi i dytë i Rusisë drejt përshkallëzimit këtë vit”.
“E para ishte përfshirja e Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës me një kontigjent prej të paktën 11 mijë ushtarësh”, ka shkruar Zelensky.