Showtime

Sulm mes bandave në Amsterdam, qëllohet për vdekje reperi holandez

02/27/2024 09:32
nga:N K

Reperi holandez Bigidagoe është qëlluar për vdekje në një sulm të bandave në Amsterdam.

26-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Denzel Silos, po përpiqej të ikte kur Volkswagen Polo në të cilin ndodhej u qëllua me armë zjarri në orën 5:30 të mëngjesit të djeshëm.

Ai u dërgua me urgjencë në spital me plagë të rënda nga arma e zjarrit, por pak më vonë vdiq.

Të shtënat ndodhën pranë stacionit të Amsterdamit Sloterdijk, një qendër kryesore transporti, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klankosova.tv.