Lajme

Sulm me thikë në një qendër tregtare të Finlandës, disa të lënduar

07/03/2025 17:20
nga:Sh R

Disa persona janë therur me thikë në një qendër tregtare në Finlandë.

Sipas raportimeve, një person është arrestuar pas incidentit i cili ndodhi në qendrën “Ratina” në qytetin e Tamperes. Policia thotë se po interviston dëshmitarë dhe ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa viktimave u është dhënë ndihma e parë.

Tampere ndodhet në jug të Finlandës, në veriperëndim të kryeqytetit Helsinki.

Zyrtarët policorë nuk dhanë detaje mbi shkallën e lëndimeve dhe as mbi autorin e krimit.