Një person ka vdekur dhe të paktën katër të tjerë janë lënduar – disa në gjendje më të rëndë – në një sulm me thikë në një supermarket në afërsi të Milanit.
Mediat kanë raportuar se punonjësi i këtij supermarketi ka vdekur pasi një burrë ka filluar të sulmojë njerëzit në qytetin e Assagos.
I dyshuari është ndaluar, derisa motivi i këtij sulmi nuk dihet akoma. Mediat italiane kanë raportuar se i dyshuari kishte probleme mendore.
Në mesin e të lënduarve është edhe Pablo Mari, futbollisti i huazuar nga Arsenali, shkruan BBC.
Mari, mbrojtësi spanjoll 29-vjeçar, iu bashkua Arsenalit nga skuadra braziliane Flamengo në janar të vitit 2020. Ai ka luajtur vetëm 19 herë për Topçinjtë dhe aktualisht është në huazim me klubin italian Monza.


