Lajme

“Sulm i turpshëm”- Presidentja, Vjosa Osmani, i uron shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë!

05/15/2024 16:40
nga:Y I

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është plagosur të mërkurën nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij afër Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Handlova të Sllovakisë.

Për këtë sulm ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i uroi shërim të shpejtë Ficos.

“I uroj kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të turpshëm të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat europiane”, ka shkruar ajo.

Plagoset kryeministri i Sllovakisë