Lajme

Sulm fizik ndaj një gruaje në Prishtinë, i dyshuari në arrati

01/03/2025 10:05
nga:N K

Në Policinë e Kosovës u raportua se një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj.

Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 01.01.2025 rreth orës 23:00, në Prishtinë.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati”, thuhet në raport.