Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Jake Sullivan tha se foli me homologun e tij izraelit, Tzachi Hanegbi.
Ata diskutuan ngjarjet në Lindjen e Mesme, ndërsa kërcënimi i një sulmi iranian vazhdon.
“Gjatë telefonatës, unë përsërita angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit”, tha Sullivan, raporton Sky News.
Thirrja vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, vendosi të shkurtojë udhëtimin e tij të fundjavës në Delaware për të takuar ekipin e tij të sigurisë kombëtare.