Sporti

Sule mund të largohet nga Bayerni

07/09/2021 14:29
nga:E K

Mbrojtësi i Bayern Munich, Sule, mund të largohet nga bavarezët pasi kontrata e tij mbaron në verën e vitit 2022.

Sipas “Kicker“, Sule mund të largohet pasi ai ende nuk ka arritur një marrëveshje të re me Bayernin, shkruan GazetaBlic Sport.

Bayerni është i gatshëm të dëgjojë ofertat nga klubet e interesuara nëse nuk arrijnë së shpejti marrëveshje me mbrojtësin, Sule.

Sule që kur u trasferua nga Hoffenheim te Bayern është paraqitur 86 herë për “Bavarezët“.

/GazetaBlic Sport/