Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, mbrëmë lëshoi një video, e cila ishte urimi i tij për vitin 2025.
Gjatë fjalës së tij goxha të gjatë, Kurti përmendi edhe temën e reduktimeve me energji elektrike.
Në fjalën e tij, Kurti tha se sukseset erdhën me sfida, ndërsa sqaroi se nuk ka mungesë të rrymës, por konsumi është i lartë.
Në fund, Kurti tha se i vjen shumë keq për situatën e shkaktuar.
“Sukseset erdhën me sfida. Problemi me furnizim me energji elektrike, me të cilin jemi ballafaquar ditëve të fundit, nuk është rezultat i mungesës së rrymës, por i konsumit të lartë të energjisë, që po e sfidon rrjetin e transmisionit, në të cilin me vite e dekada të tëra nuk është investuar sa duhet. Neve na vjen shumë keq për situatën e shkaktuar me furnizim si rezultat i ngarkesës së rrjetit” – ka shkruar ai.