Sporti

Sukses në transfertë, skuadra e De Biasit fiton pas një viti

10/13/2023 21:49
nga:Mergim Rreci

Azerbajxhani i Gianni De Biasit siguron fitoren e parë në eliminatoret e Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga ish-trajneri i Shqipërisë, fitoi 0-2 në Estoni, duke regjistruar suksesin e parë në grupin F.

Miqtë kaluan në avantazh shumë shpejt. Toral Bayramov, shok skuadre me Redon Xhixhën te Qarabag, dërgoi topin në rrjetën kundërshtare në minutën e nëntë.

Ndërkohë që fitorja e azerëve u vulos nga rrjeta e Ramil Sheydayev në shtesat e pjesës së parë. 27-vjeçari ekzekutoi saktë një penallti, duke i dhuruar avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij.

Azerbajxhani menaxhoi 45 minutat e dyta dhe festoi në fund triumfin e parë në grup. Duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve. Dhe duke lënë Estoninë në fund me një pikë.

Skuadra e De Biasit rikthehet te fitorja në një takim zyrtar pas më shumë se një viti. Suksesi i fundit u regjistrua në shtatorin e vitit të kaluar përballë Kazakistanit (3-0). Sfidë e vlefshme për Nations League.