Lajme

Suharekë: Sulmoi me thikë dy persona, arrestohet i dyshuari

11/04/2025 09:11
nga:N K

Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me thikë dy burra në Suharekë.

Sipas raportit 24-orësh, viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.