Lajme

Suharekë, lëndohet një punëtor në vendin e punës

08/09/2023 10:02
nga:N K

Lëndohet një person në vendin e punës në Suharekë, raporton Gazeta Blic.

Ai e ka njoftuar policinë se gjatë kohës kur ishte duke punuar e ka lënduar dorën.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

“Suharekë, 08.08.2023 – 14:02. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës nga pakujdesia e ka lënduar dorën. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.