Sporti

Suhareka – Ballkani, Prishtina – Drita| Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës

04/03/2024 15:52
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Nuk është realizuar asnjë gol në dy takimet, shkruan GazetaBlic Sport.

Si në ndeshjen Suhareka – Ballkani, ashtu edhe në takimin Prishtina – Drita rezultati është 0 me 0.

Në takimin mes Prishtinës dhe Dritës u realizua një gol nga Leotrim Kryeziu, por që gjyqtari Nuza e anuloi atë, kjo për shkak se Igball Jashari e kishte prekur topin paraprakisht me dorë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesët e dyta.

/GazetaBlic Sport/