Kosova do të përballet sot me Suedinë në kualifikueset e Kupës së Botës.
“Dardanët” kanë udhëtuar dje për në Stokholm, atje ku synohet vetëm rezultati pozitiv edhe pse do të jetë vështirë ndaj një kundërshtari siç është Suedia, shkruan GazetaBlic Sport.
Prej fillimit të javës përfaqësuesja është përgatitur në Kosovë për ndeshjen e vështirë ndaj Suedisë. Grupi i lojtarëve është kompletuar vetëm të enjten.
Në pesë duelet e fundit në të gjitha garat, suedezët kanë tri fitore e dy humbje, kurse Kosova dy fitore, një barazim, e dy humbje.
Suedia e ka mposhtur Kosovën në dy takimet e zhvilluara mes dy kombëtareve, fillimisht 1 me 0 në miqësoren e 12 janarit të vitit 2020, kurse më pas me fitoi edhe në kuadër të këtyre kualifikimeve me rezultat 0 me 3 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ndeshjen e tretë mes tyre, ndeshje kjo që luhet në ora 18:00.
/GazetaBlic Sport/


