Sporti

Suedi – Spanjë, formacionet e mundshme

09/02/2021 17:17
nga:E K

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e radhës të grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Suedia e pret në shtëpi Spanjën me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshjet luhet në kuadër të grupit B ku bëjnë pjesë edhe Kosova, Gjeorgjia e Greqia.

Pas tri ndeshjeve Spanja prin me shtatë pikë, ndërsa Suedia ka gjashtë pikë por me një ndeshje më pak.

Këto dy kombëtare synojnë pozitën e parë dhe kjo ndeshje do të jetë shumë përcaktuese për fatin e tyre në këto kualifikime.

Pritet një përballje e fortë dhe e luftuar deri në fund.

Formacioni i mundshëm i Suedisë: Olsen; Lustig, Lindelof, Helander, Augustinsson; Larsson, Olsson, Ekdal, Forsberg; Isak, Kulusevski

Formacioni i mundshëm i Spanjës: Sanchez; Azpilicueta, Garcia, Laporte, Gaya; Busquets, Koke, Rodri; Torres, Morata, Moreno