Lajme

Subvencioni për tekstet shkollore, MAShTI: Pagesat e aplikantëve janë ende duke u kryer

09/29/2023 17:07
nga:Sh R

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka bërë të ditur se në platformën e-Kosova kanë aplikuar 191.483 persona, nga të cilët, 111.745 aplikime janë për klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore si dhe 79.738 aplikime për klasat 6-9 për materiale shkollore.

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI) ka njoftuar se të gjitha rasteve të aplikantëve për fëmijët e regjistruar në klasën e parë nën moshën 6 vjeçare, pas kërkesës në [email protected] u është lejuar mundësia e aplikimit.

MAShT thotë se nga grupi punues janë verifikuar verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve dhe ky proces është duke u përmbyllur me sukses.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se kanë zgjedhur rastet për furnizim me tekste shkollore për komunitetet jo shumicë dhe grupet e nxënësve me kujdestari ligjore.

“Deri më tani në adresë të MASHTI, nuk kemi pranuar asnjë ankesë zyrtare nga komunat apo shkollat lidhur me furnizimin e nxënësve me tekstet shkollore. Me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa përfituar nga kjo mbështetje, platforma eKosova do të qendrojë e hapur dhe po ashtu do të mundësojmë edhe aplikimin fizik në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat”, thuhet në njoftim.