Lajme

Substanca kancerogjene e helmojnë ajrin pas zjarreve në Serbi, alarmohen ekspertët

08/08/2021 22:03
nga:M K

Mbrëmë në Vinçë në Serbi është ndjerë një erë e pakëndshme përreth tërë fshatit, e cila supozohet të jetë substancë toksike që ka ndotur ajrin shumëfish sesa norma e lejuar.

Siç raportojnë mediet serbe, Mirijeva dhe Karaburma ishin të mbuluara me tym të sjellë nga zjarri i shkaktuar, që ka përfshirë mbarë Europën.

Substancat toksike do të vazhdojnë të lëshohen në ajër: dioksinat, furanet, si dhe komponimet e krijuara nga djegia e plastikës, të cilat janë tejet kancerogjene, paralajmëroi Dragana Gjorgjeviq nga Instituti i Kimisë, Teknologjisë dhe Metalurgjisë.

“Këto substanca kalojnë nëpër murin qelizor në mushkëri dhe hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke u përhapur në të gjithë trupin, por edhe komponimet organike të paqëndrueshme, përveçse hyjnë përmes organeve të frymëmarrjes, kalojnë edhe nëpër lëkurë”, deklaroi ai.

Disa organizata dhe lëvizje joqeveritare u bënë thirrje autoriteteve të shpjegojnë se si shpërtheu zjarri dhe kërkuan të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.