Luis Suarez ka thënë se ish-shoku i tij i skuadrës Lionel Messi duhet të qëndrojë te Barcelona dhe jo të largohet në afatin kalimtar veror.
Tani në Atletico Madrid, Suarez ende e sheh yllin e Barcelonës si një aleat dhe beson se ai do të shërbehej më së miri duke qëndruar pranë grupit të Ronald Koeman, përcjell GazetaBlic.
“Nëse Messi do të më pyeste si mik, unë do t’i thosha se nuk e shoh diku tjetër përveç Barcës, nuk do të ishte mirë për të”, tha Suarez për TV3.
Kujtojmë që Leo Messi ishte i interesuar të largohej nga klubi verën e kaluar, por ai vendosi që edhe për një sezon ta respektojë kontratën e tij.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat pas përfundimit të këtij sezoni.
/GazetaBlic/


