Suarez u largua nga Atletico Madrid këtë verë pasi i skadoi kontrata dhe kishte disa oferta interesante në tavolinë, por pasi mori një ofertë nga klubi i Nacional për t’u rikthyer, ai vendosi ta pranojë atë.
Suarez nënshkroi kontratë deri në fund të këtij viti dhe luajti disa ndeshje të shkëlqyera. Ai në fundjavë i solli klubit të tij titullin kampion me golat e tij, teksa shënoi dy gola në fitoren ndaj Liverpool nga Montevideo (4:1).
Shumë besojnë se ishte lamtumira e Suarezit me tifozët e Nacionalit, sepse është e qartë se pas Botërorit ai nuk do të kthehet më në këtë klub dhe karrierën do ta vazhdojë jashtë Uruguait.
Mediat në Uruguai shkruajnë se Suarez dëshiron të kthehet në Evropë sepse beson se mund të luajë ende në një nivel të lartë dhe se ka marrë disa oferta interesante.
Sipas informacioneve të fundit, Suarez mund të rikthehet në Spanjë vetëm pas gjysmë viti, sepse Sevilla, e cila ka shumë nevojë për një sulmues të ri, ka shfaqur një interes të madh për të dhe Jorge Sampaoli thuhet se dëshiron Suarezin.
/GazetaBlic Sport


