Sulmuesi legjendar uruguaian Luis Suarez (36) vazhdon të shënojë me fanellën e gjigantit brazilian Gremio dhe mbrëmë futbollisti i famshëm i solli fitoren skuadrës së tij me një gol në minutën e 90-të.
Pasi shënoi një hat-trick në debutimin e tij ndaj skuadrës së Sao Luiz, uruguaiani shënoi edhe pesë ditë më parë në raundin e parë të kampionatit Gaucho dhe vazhdoi serinë edhe mbrëmë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në raundin e dytë, Gremio priti në shtëpi Brasil de Pelotas dhe festoi fitoren 1:0, ndërsa golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Luis Suarez.
Suarez shënoi në minutën e fundit të kohës së rregullt në minutën e 90’të.
LUIS SUÁREZ WINS IT FOR GRÊMIO IN THE LAST MINUTE!
As cool as possible ? pic.twitter.com/KE02MwJXk2
— ⋆?????????? ?? (@Neymoleque) January 26, 2023


