Sporti

Suarez largohet nga Evropa, arrin marrëveshje me ekipin e njohur argjentinas

06/15/2022 17:26
nga:Lorik J

Nga Argjentina janë të sigurt: Luis Suarez ka gjetur marrëveshje me River Plate dhe është gati të kthehet në Amerikën e Jugut pas më shumë se dhjetë vitesh në Evropë.

Mediumi Radio Mitre raporton se Suarez do të luajë për River Plate në edicionin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

‘Pistolero’ ka pasur edhe disa oferta në Itali nga Fiorentina, Juventusi dhe Lazio –por ai tani do të udhëtojë në Buenos Aires këtë fundjavë për të mbyllur transferimin.

Së fundmi, Suarez luajti për Atletico Madrid.

/GazetaBlic Sport