Ish sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, ka komentuar mbi transferimin e fundit të The Reds, Darwin Nunez.
Suarez i cili është bashkëkombas me Nunez ka folur për zërat që e krahasojnë atë me Nunez, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ai do të shkruaj historinë e tij te Liverpool. Ai është uruguaian dhe është sulmues, por këtu mbaron krahasimi. Ai është lojtar special dhe nuk ka nevojë të krahasohet me asnjë”, ka thënë Suarez.
“Ai do të shkojë te një klub i madh me një prej trajnerëve më të mirë në botë, lojtarë me të cilët mund të mësojë dhe sigurisht tifozë specialë”, shtoi tutje El Pistolero.
Uruguaini sa ishte pjesë e Liverpoolit shënoi 82 gola në 133 ndeshje për skuadrën nga Merseyside.
/GazetaBlic Sport/


