Luis Suarez është kthyer për të folur për largimin nga Barcelona.
Sulmuesi uruguaian dha një intervistë për ESPN në të cilën ai shpjegoi si u largua nga klubi katalunas, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë nuk mendoj se meritova një lamtumirë të tillë. Nëse keni kaq shumë autoritet (referuar Koeman), më shikoni dhe shpjegoni gjithçka. Ata më lanë të stërvitem në kampin 3, veçmas. Këto janë gjëra që nuk i harroni kurrë”, tha fillimisht Suarez.
Kriza e Barcelonës: “E shoh se çfarë po ndodh në klub dhe më dhemb, sepse unë e doja shumë atë, i dhashë gjithçka. Klubi më besoi në një moment të vështirë në karrierën time dhe ndihem keq për miqtë dhe njerëzit që punojnë atje çdo ditë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


