Sporti

Suarez bëri një lëvizje dinake, “shpërthen” nervozizmi në Brazil – policia ushtarake duhej të dilte në fushë!

02/14/2023 08:21
nga:Lorik J

Skena disi të pabesueshme vijnë nga Brazili.

Në qendër të vëmendjes sigurisht është sulmuesi uruguaian Luis Suarez, i cili shkëlqen me fanellën e tij të Gremios.

Gremio këtë herë luajti ndaj Avenidës, duke justifikuar rolin e favoritit (2:0). Pas një gjuajtje të lirë të nisur në mënyrë dinake nga Suarez, shoku i tij i skuadrës Franco Cristaldo shënoi dhe u krijua kaos.

Lojtarët mysafirë ende po debatonin me arbitrin, dhe Suarez me ekip e shfrytëzuan këtë dhe bënë gjithçka me shumë mençuri e dinakëri.

Lojtarët e Avenida e humbën plotësisht durimin dhe objektivi ishte arbitri. Filluan sulmet e ashpra verbale, ndaj policia ushtarake duhej të dilte në terren.

Ata duhej të mbronin arbitrin që mesa duket i humbi busulla gjatë kësaj ndeshjeje, ndaj një numër i madh policësh me mburoja duhej të qëndronin para tij.

/GazetaBlic Sport