Sporti

Suarez befason të gjithë – mund të transferohet tek skuadra e Premierligës

01/19/2022 08:23
nga:L J

Luis Suarez dëshiron ribashkimin me Gerrard në Aston Villa.

Uruguaiani ka refuzuar interesimin e gjigantëve brazilian në favor të rikthimit në Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.

Luis Suarez ka refuzuar ofertat nga Palmeiras, Corinthians dhe Atletico Mineiro për mundësinë për t’u bashkuar me trajnerin e Aston Villa, Steven Gerrard, pretendon gazetari Gerard Romero.

Kontrata e sulmuesit të Atletico Madrid do të përfundojë më vonë këtë vit.

/GazetaBlic Sport