Lajme

S’u pëlqeu gjoba e trafikut, dy persona sulmojnë policin në Leposaviq

07/04/2025 10:42
nga:Y I

Dy persona në Leposaviq janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar dhe ofenduar një zyrtar policor.

Nga raporti i Policisë së Kosovës, bëhet e ditur edhe se të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

‘‘SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Leposaviq 03.07.2025-02:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, kanë sulmuar fizikisht dhe ofenduar zyrtarin policor, i cili ju kishte shqiptuar një gjobë trafiku. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar PK-ja.