Daniel Sturridge ka folur pas humbjes 1-0 të Arsenalit ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Emirates, duke sugjeruar se mungesa e Thomas Partey për shkak të pezullimit luajti një rol vendimtar në problemet e “Topçinjve”.
Duke reflektuar mbi ndeshjen, Sturridge tha: “Mendoj se kartoni i verdhë për Partey e dëmtoi shumë Arsenalin sonte. Pa Partey, pa festë.”
Arsenali tani përballet me një sfidë të vështirë në ndeshjen e kthimit, e cila është caktuar për 7 maj në Paris.
/GazetaBlic Sport

