Lajme

Stuhitë e dëborës përfshijnë vendet në juglindje të SHBA

01/04/2022 19:11
nga:Y I

Stuhi me dëborë të dendur dhe erëra të forta kanë përfshirë një pjesë të shteteve në juglindje të SHBA.

Administrata dhe shkollat janë mbyllur, pasi rrugët janë mbuluar me dëborë, ndërsa rrezikohet të ndërpritet energjia elektrike.

Moti i keq detyroi zyrat e qeverisë federale të mbyllen në Uashington, ndërsa dhjetëra shkolla anuluan ose vonuan fillimin e shkollës në të gjithë rajonin.

Kryebashkiaku i Uashingtonit, Muriel Bowser shpalli gjendje emergjence, në një kohë kur transporti publik në qytetin me 700,000 banorë po funksiononte me një orar të reduktuar.

Paralajmërime për mot të ashpër ka edhe për shtete si Gjeorgjia, Karolina dhe Virxhinia, si edhe Uashington dhe Filadelfia, ku dëbora ka arritur nga 4 deri në 8 inç (10-20 cm) dhe erërat variojnë nga 40 milje në orë (64 km në orë), sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Rekord vdekjesh nga Covid-19 në Itali