Lajme

Stuhia tropikale “Melissa”, tre të vdekur në Haiti

10/25/2025 09:03
nga:Y I

Stuhia tropikale ‘Melissa’ ka vrarë tre persona në Haiti.

Autoritetet deklaruan se stuhia ka të ngjarë të forcohet në një uragan gjatë fundjavës.

Rritja e nivelit të ujit të lumit Saint-Martin, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, shkatërroi një urë në pjesën verilindore të vendit dhe shtëpi në veriperëndim, në Port-des-Peys.

Stuhia tropikale Melissa ndodhej 360 kilometra në jugperëndim të Port-au-Prince, kryeqytetit të Haitit, dhe 310 kilometra në juglindje të Kingston, kryeqytetit të Xhamajkës.

Stuhia tropikale mund të forcohet në një uragan në 48 orët e ardhshme, duke goditur Xhamajkën dhe Haitin jugperëndimor.

/Euronews Albania/