Lajme

Stuhia e rërës përfshin një qytet të tërë në Kinë

07/26/2021 20:32
nga:Q R

Një stuhi e madhe e rërës ka mbuluar një qytete të tërë në veri-perëndim të Kinës. Qyteti Dunhuang u përfshi nga pluhuri pasi stuhia u ngrit në 100 metra lartësi.

Në disa video të publikuara në rrjete sociale shihet se rëra ka përfshirë rrugët dhe ndërtesat.

Ky qytet ndodhet afër shkretëtirës Gobi, shkruan BBC.