Lajme

Stuhi ere e breshëri në Podujevë (Video)

06/21/2022 21:31
nga:G B

Temperatura të larta kanë mbizotëruar këto ditë në vendin tonë.

Por sot, pas të nxehtit vendin e mbuloi një stuhi, raporton Gazeta Blic.

Shi, erë dhe breshër përfshinë vendin.

Në videot e dërguara nga një lexues në adresën e Gazeta Blic, shihet stuhia në Podujevë, në fshatin Shakovicë.

Aty ka rënë shumë breshër dhe ka pasur erëra të forta./Gazeta Blic/