Lajme

Stuhi dhe shi i rrëmbyeshëm në Pejë, rrugët shndërrohen në lumenj

06/24/2023 21:45
nga:Astrit Gashi

Një mot i ligë me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm ka përfshirë Pejën sot në orët e mbrëmjes së të shtunës.

Shiu i rrëmbyeshëm që ka përfshirë qytetin e Pejës sonte ka bërë që të vështirësohet qarkullimi në këtë qytet, pasi shumica e rrugëve janë vërshuar nga uji, të cilat u ngjajnë lumenjve.

Shiu është shoqëruar edhe me erëra të fuqishme, që bashkë me vërshimet e ujit mund të kenë shkaktuar dëme të mëdha materiale në këtë qytet.