Lajme

Studimi: Kjo vaksinë anti Covid siguron mbrojtje nga variantet e rrezikshme si ai indian dhe britanik

06/10/2021 22:37
nga:Y I

Dy doza nga vaksina e prodhuar nga Pfizer / BioNTech ofrojnë mbrojtje të mirë kundër disa prej varianteve të reja shqetësuese të virusit që po qarkullojnë.

Këtu përfshihet varianti B.1.617.2 ose Delta, i cili u regjistrua për herë të parë në Indi.

Liderët globalë po paralajmërojnë për përhapjen e varianteve të reja, disa prej të cilave duket se janë më të transmetueshëm, por studimi i botuar në revistën Nature tregon se vaksinimi i plotë sjell një përgjigje imune që pritet t’i mbrojë njerëzit mirë kundër infeksionit me variantet e reja .

Studiuesit në BioNTech, Dega Mjekësore e Universitetit të Teksasit testuan viruse të krijuara në laborator në gjakun e marrë nga 20 njerëz plotësisht të imunizuar – që do të thotë se kishin marrë të dyja dozat të paktën dy javë më parë.

Qelizat imune në gjak neutralizuan disa versione të llojeve të bëra në laborator, përfshirë B.1.617.1, B.1.617.2, B.1.618 (të gjitha të identifikuara për herë të parë në Indi) dhe B.1.525 (të identifikuar së pari në Nigeri).

Efektiviteti i vaksinës ndaj varianteve rezulton të jetë 75% dhe 100% ndaj formave të rënda të sëmundjes.

“Variantet e reja do të vazhdojnë të shfaqen ndërsa pandemia vazhdon. Deri më sot, nuk ka asnjë provë se variantet e virusit kanë shpëtuar nga mbrojtja e ndërmjetësuar nga BNT162b2,” sipas studiueseve.

/Faxweb/