Ragip Kçiku
Ditë më parë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, botoi veprën e Ragip Kçikut “Historia e arsimit shqip: njerëz, ngjarje, fakte”.
Autori Argip Kçiku, kia sjellë një mënyrë krejt të veçantë të studimit të Historisë së arsimit e cila pashkëputshëm është e lidhur me fatet e kombit shqiptar deri sot.
Libri voluminoz është e ndarë në tri pjesë “Historia e arsimit shqip: njerëz, ngjarje, fakte”. prej 725 faqesh, është e ndarë në tri pjesë dhe mund të lexohet këndshëm edhe si pjesë të shkëputura nga njëra-tjetra. Autori ka arritur që përmes tre kapitujve, fizikisht të shkëputur, megjithatë t’i japë veprës një tërësi unike tematike.
Kjo vepër përmban në vetvete njerëzit më meritorë që ndikuan për bërjen e shkollave shqipe, që përmes këtyre njerëzve u organizuan ngjarje madhore në luftën për shkollën kombëtare shqipe, të cilët më në fund, arritën të bëjnë shkolla, kolegje, katedra dhe universitete.
Autori ka përzgjedhur sipas vlerësimit vetanak për të gjitha këto segmente të krijimit të arsimimit shqip. Duke filluar që nga Pjetër Budi, deri te i fundit personalitet sipas autorit Fadil Sulejmani i cili si mision i dh veti për themelimin e një universiteti të gjuhës shqipe për shqiptarët e Maqedonisë Veriore e cila jo shumë larg në kohë, ishte pjesë e Kosovës. (Kupto! Qendër e vilajetit të Kosovës ishte Shkupi).
Më këtë vepër mund të mësojmë edhe për njerëz zë cilët kurrë nuk janë marrë drejtpërdrejt me arsimin, por që ishin nga personat kyç në historinë e arsimit shqip si biznesmeni Nikolla Naço, Hasan Prishtine, Rexhep Mitrovica etj. derisa nuk mungojnë fytyrat markante të Frashërjotëve, Qiriazëve, Harri T. Fulc, Fadil Hoxha etj.
në veprën studimore “Historia e arsimit shqip: njerëz, ngjarje, fakte” me fakte të reja janë paraqitur ngjarjet kryesore siç është “Kongresi i Manastirit”, fakte të cilat në studime për arsimin shqip , mungojnë. Ka fakte të reja që vite më parë kanë dalë nga arkivat e vjenës, sidomos kur bëhet fjalë për konsullin austro-hungarez, Gustaf Von Kral i cili me vite kishte punuar për t’i bashkuar intelektualët shqiptarë për një kongres të tilë. Por, edhe Kongresi i quajtur i “drejtshkrimit” i vitit 1972, nuk ka pasur një pasqyrim të qartë, sa i përket pjesëmarrjes së intelektualëve të shqiptarëve nën administratën e Jugosllavisë së Titos.
Ai me një këndvështrim krejt tjetër nga ai i Dhimitër Shuteriqit i qaset “Akademisë së Re” të Voskopojës, që sipas autorit, me gjithë këtë bujë në historinë e popullit shqiptar, ajo ishte vetëm një shkollë e themeluar në radhë të parë për çështje ekonomike-tregtare, duke kaluar në misionin për asimilimin e shqiptarëve, vllahëve, bullgarëve dhe minoriteteve të tjera në ato zona.
Ai përshkruan fatet dhe fatkeqësitë e tri shkollave normale shqiptare; Normalja e Elbasanit, e Prishtinës dhe e Gjakovës. Për fat të keq, që të tria kishin të njëjtin fat! Hapje, dhunë, mbyllje dhunë dhe sërish hapje deri sa me krenari përfunduan misionin e tyre!
Autori fakton se edhe Kadedra e Gjuhës shqipe e Beogradit u lejua të themelohej pikërisht për këtë qëllim, por zhvillimet globale bënë që po kjo katedër të jetë nismëtarja për themelimin e dy universiteteve shqiptare: Universiteti i Prishtinës (Kosovës) dhe ai i shtetëror i Tetovës.