Lajme

Studentët e UNI ndjekin kursin e gjuhës angleze drejtpërdrejt nga Arizona State University (ASU)

12/15/2025 09:56
nga:Genita C

Studentët e UNI – Universum International College po ndjekin kursin e gjuhës angleze drejtpërdrejt nga Arizona State University, duke përfshirë nivelet A1 deri në B2.

Ky program është i dizajnuar për të ndërtuar kompetenca të qëndrueshme akademike dhe profesionale, në përputhje me standardet ndërkombëtare të mësimdhënies.

Trajnimi zhvillohet 100% online dhe në kohë reale, duke u mundësuar studentëve qasje në mësim interaktiv, materiale bashkëkohore dhe metodologji moderne të mësimit të gjuhës angleze. Përmes këtij kursi, studentët përmirësojnë aftësitë e komunikimit akademik, të shkrimit dhe të të folurit profesional – elemente kyçe për studime të avancuara dhe karrierë ndërkombëtare.

Çfarë ofron programi?

  • Trajnim i drejtpërdrejtë nga ASU, një nga universitetet më të mëdha publike në SHBA
  • Certifikim zyrtar nga Arizona State University (ASU)
  • Mësim online & interaktiv, i përshtatshëm për orare fleksibile
  • Përgatitje për standarde të larta akademike dhe profesionale

Partneriteti ekskluziv me ASU siguron që studentët e UNI të përfitojnë njohuri praktike, përvojë ndërkombëtare dhe cilësi të garantuar akademike, duke i përgatitur në mënyrë konkrete për tregun global të punës dhe për sfida akademike të nivelit të lartë.

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.