Sporti

Struga pëson humbje në shtëpi nga Breidablik

08/24/2023 19:00
nga:E K

Struga ka pësuar humbje ndaj Breidablik në kuadër të Play Offit për kualifikimet e Europa Conference League.

Skuadra shqiptare humbi në shtëpi me rezultat minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi, Gunnalugsson.

Gunnalugsson realizoi në minutën e 35’të të takimit, gol i cili vulosi fatin e këtij dueli.

Në anën tjetër Struga arriti të tundte rrjetën e kundërshtarit në minutën e 28’të me anë të Bunjamin Shabanit, por goli i tij u anulua nga VAR.

Në minutat e fundit të duelit Struga kishte edhe mundësinë e artë për të barazuar me anë të Hogan Ukpa i cili goditi tranzverzalen.

Struga mbeti edhe me 10 lojtarë në fushë pasi lojtari Zguro mori karton të kuq në minutën e 90+2 të takimit.

/GazetaBlic Sport/