Sporti

Struga me paraqitje shumë të mirë ndaj Breidablik, kalojnë gjysmë ore lojë

08/24/2023 17:32
nga:E K

Kanë kaluar gjysmë ore lojë në ndeshjen e Play-Offit për kualifikimet në Europa Conference League mes Strugës dhe Breidablik.

30 minutat e para kanë kaluar me dominimin e Strugës të cilët kërcënuan kohë pas kohe kundërshtarin, shkruan GazetaBlic Sport.

Rastin më të mirë për të shënuar e pati Besart Ibraimi i cili goditi shtyllën në minutën e 15’të të takimit.

Struga arriti të shënoi edhe gol me anë të Bunjamin Shabanit, por goli u anulua nga VAR për prekje me dorë.

Rezultati aktual 0-0.

/GazetaBlic Sport./