Sporti

Struga do luajë në Evropë | Shtyhet ndeshja derbi ndaj Shkëndijës në kampionat

08/09/2023 13:19
nga:Lorik J

Ekipi shqiptar, FC Struga mbetet në garë për kualifikim në grupet e Conference League.

Ekipi i Shpëtim Duros do të ballafaqohet me Hesperange nesër nga ora 17:00 në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Conference Legue.

Si pasojë e këtij angazhimi, klubi i Strugës ka kërkuar të shtyejë ndeshjen derbi ndaj Shkëndijës në kuadër të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, ballafaqim ky i cili ishte paraparë të luhet me 13 gusht.

Ja njoftimi zyrtar nga klubi i Shkëndijës:

“Klubi i Futbollit Shkëndija njofton se dueli i xhiros së dytë të LPFM përballë KF Struga Trim&Lum i paraparë të luhet të dielën (13.08.2023) është shtyrë për datën 30 gusht 2023. Ndryshimi vjen me kërkesë të Strugës, shkaku i ndeshjes së tyre në raundin e tretë eliminator të UEFA Conference League. KF Shkëndija manifeston mirëkuptim dhe ka pranuar kërkesën, ndërsa Komisioni për Gara pranë FFM-së ka caktuar të mërkurën e 30 gushtit si termin të lirë për zhvillimin e ndeshjes Shkëndija-Struga”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport