Cool

Striptiz në lamtumirën e fundit, varrimi i pazakontë që u bë viral në rrjet

08/11/2021 08:31
nga:G C

Në internet është duke qarkulluar një video e pazakontë, ku në një ceremoni mortore striptizet kanë argëtuar të pranishmit me vallëzim provokues.

Vajzat po vallëzonin sikur të ishte martuar dikush, e jo vdekur. Ato ngritën temperaturat tek ata që ishin në zi – e pamjet janë bërë virale dhe për pak orë morën miliona shikime.

E këto pamje shumëkënd e kanë habitur dhe lënë pa fjalë, megjithatë në mediat ndërkombëtare raportohet se ishte një lloj lamtumire e pazakontë.

Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik ku përcillej për në banesën e fundit Mduduzi “Carbury” Zwane, 26-vjeçari që merrej me striptiz dhe vallëzime ekzotike – kështu në varrimin e tij arritën një numër i kolegëve, transmeton telegrafi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by “Luu” (@innluu)