Gjatë darkës së sotme të katërshes së nominuar të Big Brother VIP Kosova, Stresi i është përgjigjur pyetjes “se çfarë po i pengon nëse Atdheu lidhet me Xhulin?”.
Ai ka thënë se Xhuli ka humbur shumë në lojën e saj që prej hyrjes së Atdheut.
“Nuk më pengon asnjë send nëse Atdheu lidhet me Xhulin, sepse unë atë e njoh për të mirë dhe e njoh nga jashtë e kam dëshirë ta shoh vetëm mirë. Mua e vetmja gjë që më shqetëson vetëm fakti se Atdheu vjen prej format që ka pasur të bëj me shumë njohje femrash”, ka thënë ai.
“Mendoj që jemi në ditën e 53 sonte, Xhuli ka dëshmuar që një muaj e gjysmë karakterin e vet si sokoleshë dhe mendoj që për katër ditë i ka humbur 50% nga ajo’, ka shtuar ai.


