Reperi Stresi është një nga më të dashurit për të rinjtë. Ai tashmë ndodhet në koncerte brenda vendit dhe në Kosovë, e mesazhet nga fansat nuk kanë munguar. Mirëpo, ai ka bërë publike një bisedë me një vajzë, e cila është vetëm 17-vjeçe.
Kjo e fundit kërkonte të dinte se në cilin club do performonte Stresi, pasi kishte dëshirë për ta takuar.
Reperi, e pyet fillimisht për moshën, e më pas e këshillon që të bëjë kujdes pasi ka shumë persona të këqinj që mund të përfitojnë nga ajo.